Akuzat për përdhunim, Nejmar kalon pesë orë në komisariat!

Rreth pesë orë është pyetur Nejmar në lidhje me akuzat për përdhunim. Braziliani i PSG-së ka mohuar çdo akuzë, duke theksuar se një ditë do të dalë e vërteta në shesh.

Modelja Najila Trindade denoncoi sulmuesin për dhunë seksuale, ndërsa ky i fundit pretendon se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës, madje ka qenë ajo që e ka tunduar me foto intime dhe provokuese.

E vërteta do të dalë në pah herët apo vonë”, u shpreh shkurt Nejmar, i cili u paraqit me paterica (është i dëmtuar) në komisariatin policor. Sipas raportimeve të “Globo Tv”, 27-vjeçari ka insistuar përpara hetuesve se marrëdhënia e tij me Trindaden ka qenë më pëlqimin e dy palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *