Akuzat e Jovanoviç për Gegën, Partizani: Të pavërteta!

Marko Jovanoviç hodhi akuza të rënda sot për trajnerin e Partizanit, Skënder Gegën. Kjo ka bërë që në klubin e kuq të dalin me një qëndrim, teksa shprehen të zhgënjyer dhe të indinjuar për ato që serbi ka deklaruar (Kliko këtu për të lexuar çfarë Jovanoviç) në “Telesport”.

“Klubi sqaron në lidhje me deklaratat e dhëna nga ish pjesëtari i stafit teknik Marko Jovanoviç. Klubi bën të ditur se largimi i zotit Jovanoviç nga detyra video analistit, ishte një vendim i përbashkët i drejtuesve dhe trajnerit Gega. Klubi e falënderoi publikisht zotin Jovanoviç për punën gjatë qëndrimit 6 mujor si pjesë e stafit teknik të ekipit.

Por, klubi shpreh zhgënjim dhe indinjatë për deklaratat e nxituara, jo korrekte dhe jo profesionale të zotit Jovanoviç dhe i hedh poshtë ato, si të dyshimta dhe të pavërteta. Me këtë rast, klubi konfirmon se trajneri Skënder Gega gëzon besimin e plotë të drejtuesve dhe të ekipit.

Klubi e inkurajon trajnerin Gega të vazhdojë punën e nisur në zbatim të projektit për rikthimin e Partizanit në nivelet e kërkuara nga dashamirësit e tij të shumtë dhe arritjen e objektivave të vëna nga Klubi”, thuhet në komunikatën e Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *