Vila nuk harron korçarët, momenti i falënderimeve

Emiljano Vila u zyrtarizua sot pjesë e Kërkyrës në Greqi, teksa ka nënshkruar për dy vite. Gjashtë muajt e fundit te Skënderbeu mesfushori i ka shijuar shumë dhe largimi i tij ka ndodhur përmes falënderimeve.

“Faleminderit nga zemra presidencës, trajnerit, shokëve, stafit dhe gjithë futbolldashësit e KF Skënderbeu për korrektësinë dhe gjithë emocionet që përjetova. Ju uroj suksese në vazhdimësi”, shkruan Vila në llogarinë e tij në “Facebook”.

Futbollisti 30-vjeçar u aktivizua me Skënderbeun në 14 ndeshje dhe 5 prej tyre i nisi nga minuta e parë. Vila arrit të shënonte dy gola në fitoren e marrë në transfertë me Kamzën. Në fund të sezonit ai iu gëzua titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online