Akuza të rënda për CR7: Psikopat me probleme mendore, dita e gjykimit po i afron!

0

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në sulmin e një tjetër femre, e cila ka hedhur akuza të rënda kundrejt portugezit të Juventusit. Kësaj radhe është Jasmin Lenard, modelja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother” në Angli, e cila ka sulmuar ashpër Ronaldon në “Twitter” dhe ka përfunduar në faqen e parë të “The Sun”.

33-vjeçarja, e cila ka patur një lidhje me Ronaldon përpara dhjetë vitesh, rrëfen presionin e lojtarit kundrejt saj dhe faktin që ai ka probleme mendore dhe është një psikopat. Anglezja premton mbështetje për Ketrin Majorgën, modelen amerikane, e cila akuzoi yllin e Juves për përdhunim dhe e fton atë që ta kontaktojë.

Bir k… arrogant. Dita jote e gjykimit po vjen. Kam shumë mesazhe ku tallesh me nënën e fëmijës tënd. Thellë brenda vetës, ti e di se ke probleme mendore serioze dhe je një psikopat. Nuk kam aspak frikë prej tij dhe po pranoj sot se për disa kohë kam mbajtur brenda vetes të gjitha sekretet e tij të shpifura. Kam qëndruar në heshtje për dhjetë vite rresht, por të jeni të sigurt që ka shumë llum në të kaluarën e tij. Tashmë nuk mund ta mbroj më Kristianon kundër akuzave të ngritura, për të cilat kam bindjen se është fajtor.”

“Jam gati të mbroj kauzën dhe të mbështes Kethrin Majorgën. Kristiano ma ka bërë të qartë se, nëse do të njihja ndonjë person tjetër apo do të largohesha nga shtëpia ku jetoj, ai do të më kishte grabitur dhe prerë copa copa, për të më futur pastaj në çanta të ndryshme, përpara se të më hidhte në lumë. Ai është një psikopat. Më ka pyetur se si do të reagonte babai im, nëse do të shihte disa foto të miat. Më ka kontaktuar vazhdimisht në 18 muajt e fundit, por iu përgjigja se nuk kisha ndërmend të bëhesha e dashura e tij. Zotëroj të gjitha provat e kësaj që po them, ai është një psikopat”, përfundon komenti i gjatë i Lenard.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.