Akti i pestë i betejave, Superiorja me sfida interesante

Superiorja rikthehet të premten. Janë zhvilluar katër javë deri më tani dhe vetëm dy ekipe nuk njohin shijen e humbjes: Skënderbeu dhe Laçi. Korçarët kryesojnë renditjen dhe luajë të dielën. Si ndeshja kryesore është veçuar Partizani-Flamurtari.

Do të luhet të premten dhe në orar ndryshe: 19:45. Si zakonisht do transmetohet në “Supersport”, ndërkohë që e diela sjell dy takime të tjera. Një derbi nis prej orës 15:45. Kastrioti e Laçi, dikur në një prefekturë, “ndeshin brirët”.

Në Shkodër më vonë Kukësi pret Kamzën, kurse të shtunën luhen dy përballje të tjera. Në Gjirokastër nuk ka sistem ndriçimi në stadium dhe Luftëtari-Teuta luhet në 15:45. Në mbrëmje përmbyllet gjithçka me Skënderbeu-Tirana, që do të luhet pa praninë e publikut.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5

E premte, më 21 shtator
Partizani-Flamurtari (19:45)

E shtunë, më 22 shtator
Luftëtari- Teuta (15:45)
Skënderbeu-Tirana (18:45)

E diel, më 23 shtator
Kastrioti- Laçi (15:45)
Kukësi- Kamza (18:45)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online