Akhmati e mbyll me fitore, Berisha i papërmbajtshëm

Akhmat Grozni ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e fundit në tokën austriake. Ekipi ku bëjnë pjesë Odise Roshi dhe Bernard Berisha mposhti gjermanët e Holstein Kiel me rezultatin 1-0.

Goli i fitores u shënua nga mesfushori i majtë i përfaqësueses dardane, i cili ndodhet në një formë të shkëlqyer. Berisha u tregua i saktë në minutën e 60-të, duke gjetur golin përballë ekipit që garon në Bundesliga 2. Goli i katërt për 27-vjeçarin, i cili i kishte shënuar më parë Mol Vidit (dygolësh) dhe kroatëve të Zapresiç.

Akhmati ndodhet në një formë të mirë dhe ka arritur vetëm rezultate pozitive në ndeshjet miqësore. Takimi i sotëm u ndoq nga rreth 20 tifozë të ekipit çeçen, të cilët ishin në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online