Akademia në Gjakovë dhe e ardhmja në klub europian, rrëfehet Lorik Cana

Lorik Cana ka dhënë një intervistë për “RTV Dukagjini”, ku ka folur mbi projektin e Vëllaznimit, skuadër kjo që administrohet nga babai i tij Agim Cana. Ndër të tjera, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka folur mbi gjendjen e sportit në Kosovë dhe shanset e përfaqësuesve të “dardanëve” për kualifikim në Euro 2020.

KOSOVA NË “EURO 2020” – “Të tregohem i sinqertë, Kosova ka një mundësi në “Nations League”, që nuk e ka asnjë lloj përfaqësuese e niveleve të grupeve C dhe D. Kosova me plotë meritat e saj e ka udhëhequr grupin e saj. Nuk është e lehtë të luash ndaj Azerbajxhanit, Maltës e Ishujve Faroe, por ta mbyllësh në vendin e parë me atë lloj dhe atë numër golash, kjo gjë tregon se Kosovës ka një nivel tjetër dhe është një mundësi i artë, që nuk do ta kemi në 15 ose 20 vite. Në kualifikueset e Europianit shkalla e vështirësisë është shumë më e madhe, qoftë dhe për të marrë vendin e dytë. Në kualifikuese, Kosova do të mbledhë pikë, por nuk kemi akoma nivelin për dy vendet e parë. Ndërsa, “Nations League” është një mundësi që duhet shfrytëzuar, pasi kemi kundërshtarë të kalueshëm”.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA  – “Është shumë e vështirë që të mbahen nivele të larta. Sigurisht, që kombëtarja shqiptare e ka një farë detyrimi që ta mbajë lojën në nivele të lartë. Në anën tjetër, është krijuar dhe përfaqësuesja e Kosovës me djem që vijnë nga treva e Kosovës, të cilët në  mënyrë të natyrshme përfaqësojnë Kosovën. Në mënyrë automatike kjo i heq shumë lojtarë kombëtares së Shqipërisë. Besoj se kombëtarja shqiptare ka qenë kyçe për të treguar se çfarë lloj ideali kanë shqiptarët dhe ku e shohim ne të ardhmen tonë si komb. Është një moment i veçantë i historisë, ku Kosova duhet forcuar si komb për të vendosur vetë të ardhmen e saj”.

KRITIKAT MBI PANUÇIN – “Trajneri e ka marrë këtë detyrë në një moment shumë të vështirë. Ai e mori kombëtaren pas një suksesi historik dhe nuk është e lehtë të mbash të njëjtin nivel. Por, është një trajneri i mirë, ka një dëshirë të madhe që të bëjë gjëra të mira, sigurisht që jo çdo gjë i ka shkuar mbarë”.

E ARDHME NË FUTBOLL SI TRAJNER– “E kam thënë dhe më parë: karriera imë në futboll do të jetë në role drejtuese dhe jo atë të trajnerit. Planet e mija janë të orientuara drejt perëndimit, ku dua të provoj një eksperiencë të parë si një drejtues në një klub evropian”, ka deklaruar Cana, i cili sikurse SportEkspres.com ka raportuar në fund të dhjetorit, mund të marrë rolin e drejtorit sportiv te Grasshopers.

PROJEKTI I VËLLAZNIMIT – “Sa herë kam mundësi, i kam qëndruar afër skuadrës. Edhe vitin e kaluar kam parë disa ndeshje të kampionatit të kaluar. Meqë kam babanë tim në kryesinë e atij klubi, po mundohem ta ndihmoj me ç’mundem. Babai im ka një projekt afatgjatë për klubin. Ai e mori Vëllaznimin, kur ishte në prag të falimentimit. Ai fillimisht e pranoi këtë sfidë, fillimisht vetëm për të shmangur shpërbërjen. Fatkeqësisht nuk arritëm t’i shpëtonim rënies nga kategoria. Ai ka dëshirë shumë të madhe të kontribuojë për qytetin e Gjakovës. A do ja arrijë, këtë nuk e di. Shpresojmë që së pakti ta fusim Vëllaznimin në binarët e një klubi modern”.

GJENDJA E SPORTIT NË KOSOVË – “Sporti te ne është në gjendje mbijetese. Ne merremi me suksese dhe objektivat që kemi në planin sportiv, pa parë se çfarë gjendje ka çdo klub në Kosovë. Vetëm këtë vit ka filluar një projekt që çdo klub të ketë të paktën një fushë sportive për t’u stërvitur. A do arrijë apo s’do arrijë Vëllaznimin Superligën, nuk është gjëja më e rëndësishme. Sfida e Vëllaznimit dhe e kryetarit të klubit është që të krijojë akademinë e tij. S’duhet të harrojmë se Vëllaznimi është klubi i dytë në Kosovë për nga sukseset, mbas Prishtinës. Ky klub ka nxjerrë dhjetëra lojtarë. Duam që të kemi sërish një akademi me të 150-200 lojtarë, në ndryshim nga tani që akademia është shpërbërë pas vitesh keqmenaxhim”.

“Kemi shumë talente dhe dëshirë nga rinia, qoftë djemtë, qoftë vajzave. Është në dorë të atyre që drejtojnë vendin dhe sportet, për t’u dhënë kushtet këtyre fëmijëve që kanë pasion sportin. Duhen investime të mëdha dhe programe të mira, që afrojmë njerëzit më aftë. Jemi shumë të kushtëzuar nga kushtet në të cilat luajmë. Nëse i japim brezave të rinj, kushtet e duhura dhe njerëzit e duhur, do të arrijmë suksese të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online