Entuziazëm dhe ankth, Krespo: Ju tregoj Banfieldin dhe futbollin tim

Pasi provoi të drejtonte ekipin e të rinjve të Parmës dhe Modenën, Hernan Krespo firmosi në dhjetor me Banfield dhe është gati të nisë aventurën në elitën e futbollit argjentinas.

Në një prononcim për “TNT Sport”, ish-sulmuesi i famshëm tregon emocionet e tij dhe punën që po bën me ekipin. Ai është i mbushur plot entuziazëm, por po përjeton dhe pak ankth. Kjo e fundit është normale për një trajner, megjithatë Krespo dhe djemtë e tij janë gati për të nisur kampionatin dhe për t’i surprizuar të gjithë.

Jam shumë i lumtur dhe Banfield është si një familje për mua. Po përgatitemi për kampionatin dhe kemi bërë shumë stërvitje. Po përpiqemi të formojmë identitetin tonë, duam që njerëzit të vijnë në stadium dhe të identifikohen me ekipin. Po e përjetoj këtë eksperiencë me entuziazëm, por dhe me ankth. Skuadra më pëlqen, ka entuziazëm, djemtë po punojnë mirë në stërvitje, duan të mësojnë dhe 80% e skuadrës vjen nga ekipi i të rinjve. Na mungojnë tre titullarë krahasuar me sezonin e kaluar, por duhet të jemi gati për nisjen e kampionatit”, përfundon Hernan Krespo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online