Ajaksi drejt “shpërbërjes”, ja destinacionet e shtatë të larguarve!

Ajaksi zhvilloi një sezon të mrekullueshëm, me holandezët që bënë thuajse të gjithë dashamirësit e futbollit të dashuroheshin pas lojës së tyre.

Ishte paralajmëruar prej kohësh që fundi i sezonit do të sillte një eksod të madh në Amsterdam, pasi xhevahirët e Ajaksit do të kërkoheshin nga klubet më të mëdha në Europë. Diçka e tillë ka ndodhur dhe pas largimit të Frenki De Jong që zgjodhi Barçën, janë edhe gjashtë lojtarë të tjerë të formacioni që pritet të transferohen në një ekip tjetër.

Emri i parë siç e thamë ishte Frenki De Jong, i cili ka zgjedhur prej kohësh Barcelonën. Të njëjtin fat mund të ketë edhe kapiteni i ekipit, Matijs De Ligt. Gjithsesi, në rast se nuk zgjedh Barçën, 19-vjeçari pritet të kalojë te PSG.

Emri i tretë është ai i Hakim Zijesh. Për fantazistin dihet vetëm kampionati me siguri, pasi transferimi në Premier League duket i sigurt. Pikëpyetja e vetme është se kë do të zgjedhë marokeni mes Liverpulit dhe Arsenalit.

Lojtari i katërt, gjithmonë nga titullarët e këtij sezoni tek Ajaksi që pritet të largohet është Doni Van de Bek. Mesfushori kërkohet me ngulm nga Mançester Junajtid, dhe sipas gjasave “Old Trafford” do të jetë destinacioni i ardhshëm i Van de Bek.

David Neresh është një tjetër emër që pritet të lërë Ajaksin. Braziliani kërkohet momentalisht nga Arsenali dhe Evertoni, por duhet përmendur fakti që Neresh është me Kombëtaren e tij në Copa America dhe vlera e tij mund të rritet pas përfundimit të kompeticionit, teksa 22-vjeçari ka luajtur titullar në të dyja ndeshjet e para.

Nusar Mazraui është emri i gjashtë në listë dhe një ndër më të kërkuarit. Mbrojtësi i majtë ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe ekipe si Mançester Junajtid, Çelsi, Juventus apo Real Madrid janë vënë pas tij. Me shumë gjasa, e ardhmja do të vendoset pas përfundimit të Kupës së Afrikës.

Për ta mbyllur listën është edhe portieri Andre Onana. Gardiani kamerunas ka shfaqur siguri të jashtëzakonshme në katërkëndësh dhe ekipi kryesor që interesohet për të është Mançester Junajtid, pasi David De Gea nuk duket më i paprekshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online