“Nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat. Nëse ka qenë i rregullt, më vjen keq. Nëse ka qenë i parregullt, nuk kam çfarë them. Do na ndihmonte shumë po të ishte i vlefshëm”, u shpreh Julian Ahmataj në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ndërkohë që më pas foli edhe për tema të tjera.
“ E kam thënë gjithmonë, nuk ka presion. Kemi një garë, kemi katër pikë më shumë. Ka edhe shumë ndeshje, Çdo gjë nis nga zero. Luajmë ndeshjet tona, nuk kemi punë me kundërshtarët. Duhet të mos bëjmë gabime, pasi ato të humbin ndeshjet”.
“Ndeshja në shtëpi ndryshon. Duhet t’i përshtatemi Laçit dhe të mundohemi t’u gjejmë pikat e dobëta dhe të evidentojmë pikat e forta që ato kanë”.
“Lodhja? Kemi 6-7 lojtarë që kanë marrë minuta të rregullta. Do mendojmë të rikuperojmë lojtarët e tjerë, që nuk kanë dëmtime të rënda. Kemi aktivizuar të rinj dhe ata lojtarë që janë afruar në merkato. Kam pasur rrotacion për të ruajtur freskinë. Është e pashmangshme. Do bëjmë maksimumin”.