Luftëtari mori një kualifikim historik në Kupën e Shqipërisë, pasi duke mposhtur Partizanin në dy sfida, arritën në gjysmëfinale pas shumë vitesh. Megjithatë, trajneri Ahmataj tha sot për “RTSH Sport” se ky kualifikim i ka prishur shumë punë skuadrës së tij, për shkak të kalendarit të ngjeshur:
“Kupa do të na vërë në vështirësi, pasi kemi shumë pak lojtarë. Me kontigjentin që kemi, nuk mund ta përballojmë dot edhe kampionatin, edhe Kupën. Përveç Ramadanit, kishim dhe 2-3 lojtarë tjerë të dëmtuar. Nuk është e logjikshme që do të jenë kaq shumë ndeshje në pak javë, pasi kështu vetëm na dëmtohen lojtarët
Nuk ka ndeshje të lehtë, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Sa më shumë vjen fundi i kampionatit, ndeshjen vështirësohen edhe më shumë. Do të jetë një ndeshje shumë ndryshe në kampionat, pasi Partizani po kërkon titullin kampion”, tha Ahmataj.