Ahmataj flet si “gjirokastrit”: Ne të rinjtë s’kemi mundësi zgjedhjeje!

Julian Ahmataj ka pasuar në stolin e Luftëtarit Gentian Mezanin, ndërkohë që ish-trajneri i Kamzës ka një sfidë të vështirë përpara. Gjithsesi ai tregon se ka marrë mbështetjen e duhur nga drejtuesit e klubit gjirokastrit.

“I falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që më dhanë dhe për angazhimin maksimal që kanë marrë për të çuar klubin aty ku i takon dhe të stabilizojnë situatën e krijuar në këto pak ditë. Është një punë e vështirë, si çdo garë është sakrificë e madhe. Do mundohemi të japim maksimumin dhe këtë di mundohemi t’ua transmetojmë edhe futbollistëve”, thotë Ahmataj për Ora News.

I ngacmuar nëse risku është i madh edhe për shkak të problemeve financiare që te Luftëtari ka pasur, Ahmataj shton: “Është një problem që besoj se nuk mund të përgjigjem unë, janë gjëra që duhet të zgjidhen brenda klubit. Unë nuk kam parë ndonjë problem në këto ditë që kam ardhur. Janë gjëra që janë sheshuar dhe të gjithë janë bashkëpunues për të bërë një punë të mirë. Do bëjmë maksimumin të gjithë për këtë”.

Vjet me Kamzën mbijetoi në Superiore, ndërsa tani ka të njëjtin mision me bluzinjtë. “Unë trajneri shpëtimtar? Gjithmonë trajnerët e rinj do ta kenë të vështirë rrugën e tyre për të zgjedhur një skuadër. Pra do jenë klubet ato që do i zgjedhin trajnerët e rinj. Pastaj do duhet sakrificë e madhe dhe punë. Unë jam një njeri që nuk e kam frikë punën, ndërmarr sfida pasi besoj tek aftësitë dhe te lojtarët që do stërvit për të arritur tek objektivat.

Kemi një rrugëtim së bashku për ta bërë . Kur je i ri do marrësh përgjegjësi të madhe dhe nuk ke shanse zgjedhje. Kjo është një garë që unë e pranoj kështu siç është. Është rruga e vetme për të shkuar te suksesi. Kontrata është në varësi të ecurisë së skuadrës dhe në arritjen objektivave të vëna. Pastaj do rishikohet”, përfundoi Ahmataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online