Ahmataj: Flamurtarit s’i gjen dot gabime, ja pse u nxitua Mema

Trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj, ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në “Ora Neës”, ku diskutoi mbi tema të ndryshme lidhur me skuadrën e tij dhe Superioren në përgjithësi.

Tekniku 39-vjeçar u pyet mbi deklaratat e trajnerit tw Tiranws Adrian Mema, kur ky i fundit përdori fjalwn provinca. Sipas Ahmatajt deklarata ishte e nxituar dhe jo e duhura, por diçka qw ai e mirwkupton si pasojë e stresit shkaktohet te trajnerët gjatw ndeshjeve.

DEKLARATAT E MEMËS MBI PROVINCAT – “Mos i merrni për bazë deklaratat që trajnerët japin në përfundim të ndeshjeve. Trajnerëve u ngarkohet shumë stres gjatë ndeshjeve. Të gjitha problemet e klubit në ato momente bien mbi shpinën e trajnerit. Në aspektin emocional nuk është momenti i duhur për të dhënë deklarata. E shikoj pak të nxituar, kështu e kuptoj. Natyrisht nuk ishte deklarata e duhur, por në unë e mirëkuptoj pasi dhe unë në momente të nxehta mund të them një fjalë që nuk mund të pëlqehet”.

LUFTËTARI – “Nuk është rastësore që gjithë këta lojtarë që dalin nga kjo skuadër. Presidentët bëjnë një punë shumë të mirë. Kemi një drejtor që quhet Gentian Nora. Ai punon shumë mirë dhe njeh çdo futbollist dhe ka sy për të përzgjedhur elementët e duhur”.

KONKURRENCA PËR NJË VEND NË EUROPË – “Është një garë shumë e fortë. Ky kampionat ka treguar se nuk ka më shumë diferenca. Skuadra që do të jetë në momentin më të mirë në hapat finalë do të jenë ato që do të kapin Europën. Ka të bëjë dhe me fatin, dëmtime e kartonat. Është një luftë shumë e fortë”.

EUROPA NËPËRMJET KUPËS – “Në radhë të parë objektivi i parë i skuadrës është largimi sa më i shpejtë nga zona e ftohtë, ky është objektivi. Pa diskutim që jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe prej asaj mund të shkohet në Europë”.

FLAMURTARI – “Kanë një trajner që punon shumë mirë taktikisht kisht me skuadrën. Futbollistët me të cilën po punon kanë shkuar aty ku ai kërkon dhe kanë marrë një eksperiencë të mjaftueshme për të qenë të denjë për të përballuar rezultatin. Kjo na e bën shumë të vështirë, në situata të tjera ku ka qenë Flamurtari këtë sezon mund ishim ndjerë më komod për të marrë një rezultat më të thjeshtë. Ndeshje e parë e imja ndaj tyre ishte ndër më të vështirat nga aspekti taktik. Asaj skuadre nuk i gjen dot gabime pavarësisht elementit të ri që kanë brenda skuadrës”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *