Aguero i pandalshëm, golat ndaj Çelsit e shndërrojnë në mit

Serxho Aguero shndërrohet në një mit për Mançester Sitin. Argjentinasi ka arritur të realizojë një dopietë në pjesën e parë ndaj Çelsit dhe tashmë është shndërruar në golashënuesin më të mirë të historisë së Mançester Sitit në Premier Ligë.

Përpara takimit të sotëm, “El Kun”, numëronte 157 gola të shënuar me fanellën e “Citizens”, teksa tani ka lënë pas Erik Bruk dhe Tom Xhonson, të cilët numërojnë nga 158 gola secili, duke shkuar në kuotën e 159 golave.

Gjithashtu, 30-vjeçari është dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në të gjitha kompeticionet për Sitin e tij, teksa ka 219 gola në total. Shifra të frikshme, që konfirmojnë forcën e një sulmuesi të kalibrit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online