Agolli prezantohet në Amerikë: Jam impresionuar nga kjo skuadër

0

Nju Jork Kozmos prezantoi sot mbrojtësin shqiptar, Ansi Agolli. 36-vjeçari kaloi një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme të Karabaku ndërsa tani, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë. Në prezantimin e tij zyrtar, Agolli tha dhe fjalët e para:

Ndihem shumë mirë, në stërvitje jam impresionuar. Këtu janë si një familje brenda dhomave të zhveshjes. Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres fillimin e ndeshjeve dhe të marrim fitoret që na duhen.

“Në Shqipëri, kur flitet për futbollin amerikan, skuadra e Kozmosit është emri i parë që të vjen ndërmend. E njoh mirë këtë klub dhe traditën e tij, prandaj do të bëj më të mirën që ta përfaqësoj ashtu siç duhet”, ishin fjalët e Agollit.

Për mbrojtësin kuqezi, foli dhe zv. presidenti i klubit amerikan, Xho Barone, i cili tha: “Jemi shumë të emocionuar që kemi Ansin në skuadër. Eksperienca e tij në futboll flet vetë dhe nuk ka nevojë për superlativa. Do të jetë një lojtar kyç për ne, jo vetëm në fushën e lojës, por dhe eksperiencën që do t’iu japë futbollistëve të rinj. Ka pak ditë këtu që është stërvitur, por kualiteti i tij është i dukshëm dhe ka rënë menjëherë në sy. Pavarësisht se ka fituar shumë trofe dhe ka arritur gjëra të mëdha, ai është shumë modest, gjë që më ka pëlqyer shumë te ai”, përfundoi zv. presidenti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.