Ansi Agolli është rikthyer të luajëm e skuadrën e Karabag pas një pritje 2 mujore. Mëngjarashi ishte aktivizuar për herë të fundit më 29 shtator, ndërsa sot e nisi nga minuta e parë në takimin ndaj skuadrës modeste të Keshlës. Karabak nuk la vënd për surpriza, duke mundur kundërshtarët me rezultatin 5 – 1.
Në ndeshjen tjetër të kampionatit azer, skuadra e Sabien Lilajt dhe nigerianit Xhejms Adeniji, Gabala, u ndal në një barazim pa gola me Zirën e vendit fundit. Ndeshja mbaroi pas 33 minutash, pasi takimi kishte filluar që ditën e djeshme, por mjegulla e rënduar bëri që arbitri të ndërpriste takimin në minutën 57-të. Pushimi një ditor, mesa duket ka favorizuar ekipin e Keshlës, që arriti të merrte një pikë të vlefshme, me anë të së cilës kalon në vendin e parafundit të tabelës.
Kthim në fushë pas një periudhe të gjatë në stol, ka pasur dhe për mbrojtësin durrsak Renato Arapi, i cili aktivizohet në ligën e parë turke (divizioni i dytë) me skuadrën e Afjet Afjonsporit. Mëngjarashi luajti për 90 minuta në përballjen direkte për mbijetesë ndaj Eskishehirsporit, ku u ndëshkua me një karton të verdhë. Ndeshja përfundoi me fitoren 2 – 1 të Afjet, që me tri pikët e fituara sot e largohet përkohësisht nga zona e ftohtë.