Zinedin Zidan e la jashtë miqësores kundër Bajernit sulmuesin uellsian Geret Bejl dhe pas ndeshjes doli hapur: “Nuk ka më vend për të te Reali. Nëse largohet sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë. Jemi duke negociuar, largimi i tij është çështje kohe”.
Një deklaratë e bujshme, që konfirmuar krizën e thellë mes Realit dhe anësorit ofensiv, i cili tashmë është si i huaj në shtëpi.
Nuk ka vonuar reagimi i agjentit të Bejl, Xhonatan Barnet, i cili ka sulmuar trajnerin francez, duke folur për ESPN.
“Zidan është skandaloz, i turpshëm. Ai harron sa ka dhënë Bejl për Realin. Nëse largohet, Bejl do ta bëjë sepse i tillë është interesi i tij, jo se ashtu dëshiron Zidan”.