Afrimet e shumta, katalanasi nxjerr veten nga merkato

Me ardhjen e mundshme të Nejmar dhe Grizman, Barcelona mund të ketë një mbipopullim me lojtarë ofensivë. Rafinja Alkantara është një prej tyre që mund të largohet me qëllim uljen e numrit të sulmuesve, por edhe gjenerimit të të ardhurave në “Camp Nou”. Ditët e fundit braziliani është përfolur në lidhje me një tranferim te Valencia.
Përtej gjithë zërave të merkatos është vetë 26-vjeçari që mundohet t’i shuajë këto zëra dhe të zbulojë diçka rreth të ardhmes së tij. Ai shprehet se ka një kontratë me Barçen dhe beson se ka mundësi të luftojë për një vend në formacion. Kështu, Rafinja e nxjerr veten nga merkato.

“Kam një kontratë me Barçën. Vitin e kaluar lexoja se kam firmosur me dhjetë skuadra të ndryshme dhe në fund isha te Barcelona. Jam shumë i qetë, besoj te vetja dhe mendoj se kam mundësitë e mia për të luajtur”, u shpreh Rafinja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online