Acarimi i Murinjos dhe ndëshkimi për Pogba, fajtori është… berberi!

Ndeshja kundër Jang Bojs ishte deçizive për Mançester Junajtid. Goli i Felainit në minutat shtesë i dha kualifikimin ekipit të Murinjos, që u ndihmua dhe nga fitorja e Juventusit kundër Valencias.

Ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e Pol Pogba në formacionin titullar. Francezi u aktivizua në minutën e 65 në vend të Fred, ndërsa “The Sun” zbulon arsyen e uljes së tij në stol. Marrëdhëniet e vështira midis tij dhe Murinjos janë aktivizuar përsëri dhe shkaku është… berberi!

Përpara ndeshjes së fundjavës kundër Kristal Palas në kampionat, Pogba kishte ftuar thirrur berberin personal në hotelin “Lowry”, aty ku është dhe shtëpia e trajnerit dhe baza e grumbullimeve të skuadrës për ndeshjet shtëpiake. Një veprim i tillë vetëm pak orë përpara ndeshje skundër Palas e ka tërbuar Murinjon.

Ndeshja shkoi keq dhe u mbyll pa gola, ndërsa Pogba u zëvendësua gjatë ndeshjes. Murinjo nuk ia fali dhe kundër Jang Bojsit, francezi e pa vetën në pankinë. “Trajnoj djem të papjekur dhe të llastuar” u shpreh trajneri i Junajtid përpara disa ditësh, duke u ankuar për mentalitetin dhe stilin e lojtarëve të ditëve të sotme. Ai përmendi disa lojtarë, por kuptohet qartë se për kë e kishte fjalën kryesisht…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *