Basha pranë marrëveshjes, ofertë tunduese nga Ukraina

Ndër legjionarët e shumtë në qarkullim, po bie në sy edhe talenti i grumbulluar së fundi nga Shqipëria U-21, Arbër Basha. Një ecuri galopante e 20-vjeçarit, i cili për pak muaj ka ndryshuar karrierën. Në korrik të këtij viti u publikua lajmi se Arbër Basha firmosi në Estoni, te Trans Narva, dhe ishte një lajm që habiti jo pak. Bëhet fjalë për një djalosh të ri, që sezonin e shkuar luajti mes Superligës e Kosovës dhe Superiores sonë, por që bëri një zgjedhje të guximshme, që pak lojtarëve shqiptarë u shkon ndërmend.

Gjithsesi, hapësirën që nuk e gjeti te Kamza tashmë Basha e ka gjetur në kampionatin estonez, sepse po e fiton bastin e tij.

Mesfushori 20-vjeçar është kthyer në titullar fiks te Trans Narva, duke luajtur rregullisht në kampionat e kupë dhe duke debutuar edhe në Europa League, ndërsa pak kohë më parë gjeti edhe golin e parë si profesionist, në një ndeshje kupe.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa vënë re dhe pikërisht ky është synimi i Bashës, i cili ka rënë në sy dhe është piketuar nga një klub ukrainas. Olimpik Donetsk ka shfaq interesim për mesfushorin dhe “Sport Ekspres” raportoi muajin e shkuar se presidenti i klubit Vladyslav Helzin ka pasur një takim me menaxherët e lojtarit, për të diskutuar mundësinë e transferimit në kampionatin ukrainas.

Olimpik është aktualisht në mesin e tabelës në Superligën ukrainase, me 12 pikë në 10 ndeshje, duke synuar ta mbyllë sezonin e rregullt në gjashtëshen e parë, që vijon më pas garën për të përcaktuar ekipet që shkojnë në kupat e Europës.

Helzin ka dëshirë ta marrë në Ukrainë Bashën dhe ka bërë një ofertë interesante, duke qenë se Basha ka kontratë edhe një vit dhe nuk largohet dot falas. “Falënderoj presidentin e Olimpik për ofertën, shpresoj të arrihet marrëveshja, por nuk varet prej meje”, shprehet mesfushori, i cili natyrisht ëndërron të hedhë hapin e madh, duke qenë se kampionati ukrainas është goxha më cilësor se ai estonez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online