Abramoviç “kërcënon” Sarrin: Nëse nuk ia del, shkarkohesh!

Çelsi reagoi pas humbjes së thellë kundër Buremuthit në transfertë dhe mposhti Hadërsfilldin në shtëpi më rezultatin 5-0. Gonzalo Higuain u prezantua me një dygolësh më tifozët e “Stamford Bridge”, po aq shënoi dhe Hazard, ndërsa David Luiz vulosi “manitën”.

Gara me Arsenalin dhe Mançester Junajtid për një vend në Champions Ligë do të jetë e fortë deri në fund. Fitorja e fundit ka rikthyer sadopak qetësinë te “Blutë e Londrës”, por jo për Roman Abramoviç. Presidenti kërkon me çdo mënyrë kualifikimin në kompeticionin e më të mirëve, përndryshe Mauricio Sarri do të shkarkohet!

 

Siç raportojnë mediat angleze, pronari rus i ka dërguar një mesazh trajnerit italian. “Kualifiko ekipin në Champions, ose do të shkarkohesh”. Shkurt dhe qartë. Abramoviç nuk mund të pranojë një tjetër sezon pa Champions dhe Sarri me djemtë e tij duhet të rinisin një seri fitoresh për të “blinduar” vendin e katërt.

Nëse objektivi nuk arrihet, Çelsi e ka gati pasardhësin e ish-trajnerit të Napolit. Ai është Mauricio Poçetino, një nga trajnerët më të kërkuar në merkato. Në garë për trajnerin argjentinas është dhe Junajtid, ndërsa Totenhemi e ka bërë të qartë: kush dëshiron Poçetinon, duhet të paguajë 50 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online