Ofertë surprizë, Baloteli sërish kuqezi?

Mario Baloteli ka marrë një ofertë surprizë dhe mund të rikthehet të veshë fanellën kuqezi pas eksperiencave me Milanin dhe Nicën. Sulmuesi italian mbylli sezonin me Marsejën dhe tani është një lojtar i lirë.

Parma, Breshia dhe Verona po tentojnë ta rikthejnë në Serie A, por 29-vjeçari (i mbush me 12 gusht) mund të transferohet jashtë kontinentit europian.

Flamengo e kërkon dhe drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me Mino Raiolën. Problem mbetet vetëm rroga, por Flamengo është gati të bëjë një sakrificë ekonomike për sulmuesin e njohur.

2.5 vite zgjat kontrata që i kanë propozuar brazilianët Super Marios, i cili tundohet nga kjo ide. Baloteli mund të transferohet në tokën e futbollit bashkë me vëllanë e tij Enok, i cili kërkohet nga Boavista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *