Xhejdon Sanço ishte protagonisti i fitores 2 – 0 të Dortmundit ndaj Bajernit në Superkupën e Gjermanisë. 19-vjeçari u detyrua të linte fushën duke çaluar pas një shkelje të këmbës nga Xhoshua Kimish.
Ngjarja në fjalë ka shkaktuar shumë polemika në Gjermani. Shumë ekspertë deklaruan se sistemi “VAR” nuk e bëri punën siç duhet, pasi ndëshkimi i vetëm për Kimish ishte një karton i verdhë.
“Ishte thjesht fat i keq. Unë doja të kapja topin me këmbë dhe Sanço vuri këmbën e tij përpara. Të them të drejtën u mërzita që mora karton të verdhë, s’mund ta imagjinoj pse disa njerëz thonë se duhej të merrja karton të kuq. Kjo do ishte një budallallëk. Nuk e bëra me dashje”.