Ekipet turke të “fiksuar” pas shqiptarëve, Beshiktash me ofertë konkrete

Në kampionatin turk të futbollit, po shtohen ndjeshëm futbollistët shqiptarë. Futbollisti më i fundit me origjinë shqiptare që mund të transferohet në Turqi, është Riza Durmishi. Mbrojtësi i Lacios nuk ka arritur të bindë drejtuesit e kryeqytetasve italianë dhe me shumë gjasa do të largohet këtë verë.

Ekipi që kërkon me ngulm shërbimet e tij është Beshiktash. Gjiganti turk është gati të ofrojë 2.5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të majtë, por Lacio kërkon 4 milionë. Pritet një ofertë e dytë nga gjiganti turk dhe bisedimet mes dy klubeve vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *