Juventus nuk ka në plan ta mbajë Perin këtë sezon në ekip, por edhe vetë portieri dëshiron të largohet diku ku të jetë titullar. 26-vjeçari ishte shumë pranë shitjes te Benfika, por dështoi në testet mjekësore, duke shfaqur probleme në krahun e majtë. Tranferimi u ndërpre.
Një pistë tjetër del në skenë për Perin. Monako dëshiron shërbimet e tij. Francezët janë në kërkim të një portieri të ri në moshë me cilësitë e yllit të Juves. Dy klubet janë pranë dakortësisë për transferimin e gardianit.
Nuk bëhet fjalë për një blerje të menjëhershme, por për një huazim me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një opsion që Juventusin nuk e favorizon, pasi i duhen para në mënyrë direkte, por nuk ka zgjidhje tjetër. Më parë edhe Aaston Vila interesohej për Perin, por ata zgjodhën të blejnë Tom Heton nga Bërnlej.