Interi nuk po arrin të shesë Mauro Ikardin. Zikaltrit ia kanë ofruar ish-kapitenin Napolit, klub që interesohet prej kohësh për të. Corriere dello Sport raporton se kërkesa e klubit nga Milano është 75 milionë euro, shumë e njëjtë me atë që Napoli ofroi për Nikolas Pepe.
Aurelio De Laurentis po mendohet, teksa zbulohen edhe kërkesat e Uanda Narës. Agjentja e Ikardit kërkon një rrogë midis 7.5-8 milionë eurosh në sezon dhe 50% të të drejtave të imazhit.
Palët janë ende larg akordit final dhe negociatat po vazhdojnë. Napoli i ka të qarta kërkesat e Interit dhe vetë lojtarit, por te nënkampionët e Italisë ekziston bindja e fortë së sezonin e ardhshëm Ikardi do të jetë pjesë e ekipit të Ançelotit.