“Bartomeu po na falimenton”, ish-presidenti i Barçës jep alarmin

Ish-presidenti i njohur i Barcelonës, Joan Laporta, ka ngritur akuza ndaj pasuesit të tij Zhosef Bartomeu në lidhej me strategjinë që ky i fundit ka ndjekur në vitet e fundit. Sipas Laportës, Barcelona është pranë kolapsit financiar, kjo për shkak të shpenzimeve pa kriter të bëra nga drejtuesit aktual të klubit.

“Klubi nuk ka projekt, s’ka një model që duhet ndjekur. E vetmja strategji i Bartomeut gjatë viteve të fundit ka qenë shpenzojë para që realisht klubi nuk i përballon dot për lojtarë që kanë dështuar krejtësisht. S’po punojmë më me “La Masian”. Në kohën time kjo ishte diçka thelbësore. Na u desh të ishim të duruar dhe t’u jepnim mundësi shumë lojtarëve”.

Bartomeu (m) dhe Laporta

“Situata financiare e klubit është delikate. Barcelona gjithmonë ka blerë lojtarët më të mirë, por ka pasur gjithmonë një planifikim financiar. Bartomeu po falimenton klubin. Pse mendoni se është shtyrë projekti për rinovimin e Camp Nou”.

REAL MADRID –“Ata po shpenzojnë shumë të mëdha parash. Duan vetëm suksesin në Champions, nuk u interesojnë fare kampionati ose kupa. Nuk është një model që më pëlqen mua, por s’mund ta mohoj se kanë pasur një sukses të pabesueshëm gjatë viteve të fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *