Transferta në Torino dhe Angli, Bakaj e Marku tentojnë mrekullinë në Europë

Elis Bakaj dhe Kristi Marku ishin disa nga futbollistët shqiptarë që dolën me kokën e lartë nga fusha e lojës. Të ish-lojtarët e Superiores ia dolën të kalonin në raundin e tretë të kualifikueseve të Europa League me ekipet e tyre përkatëse.

 

Shakter Soligorsk i Bakajt do të udhëtojë më datë 8 gusht drejt Torinos ku do të ndeshet me ekipin “granata”, që eliminoi në raundin e dytë hungarezët e Debrecen me rezultatin e përgjishëm 7 – 1.

Zhvendosemi në Armeni ku qendërmbrojtësi Kristi Marku duhet të bëjë një udhëtim të gjatë prej 3000 kilometrash me armenët e Pjunik. Kundërshtari i radhës i klubit armen janë anglezët e Ulvërhempton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *