Rashica: Në Shqipëri janë të çmendur, për të ardhmen nuk flas unë

“Në Shqipëri janë të çmendur për futboll!” Kështu e ka hapur intervistën e tij për “Bild” Milot Rashica, i cili po bëhet gati për sezonin e ri me skuadrën e Verder Bremenit. Në fjalën e tij, sulmuesi i Kosovës tha:

“Shqipëria? Të gjithë janë të çmendur për futbollin atje. Unë mendoj se jam një nga lojtarët më të famshëm në vend. Përpiqem ta përdor atë vëmendje për të bërë sa më mirë.”

“Ndeshja e bamirësisë? Ishte një ndjenjë e bukur. Nuk ka më mirë se të jesh në gjendje t’i ndihmosh njerëzit në nevojë.”

“Sezoni i ri me Verderin? Mendoj se mund të kualifikohemi në “Europa League”, sepse kemi një ekip të mirë. Do të bëj gjithçka që mundem për të shënuar sa më shumë gola.”

“E ardhmja? Për të gjitha këto gjëra kam menaxherin tim, i cili është gjithashtu një mik i mirë. Sigurisht që gjithmonë ka interes nga klubet, por nuk shqetësohem aspak për këtë. Zgjatje e kontratës që tani? Nëse është më mirë për mua dhe gjejmë një zgjidhje, do ta bëjmë këtë”, u shpreh Rashica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online