Dëmtimi i radhës, “i brishti” Koman mban Bajernin në ankth

Talenti i Kingslej Koman nuk vihet në dyshim, por problemet fizike nuk po e lënë rehat francezin e Bajern Mynih. 23-vjeçari është pjesë e klubit bavarez prej vitit 2015 dhe dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të shfaqë gjithë potencialin që zotëron.

Shumëkush mendonte se ky do të ishte sezoni i tij, sidomos pas largimeve të dyshes Riberi-Roben. Por nuk është e thënë. Sulmuesi i krahut është dëmtuar sërish dhe do i dihet të qëndrojë jo pak pushim.

Koman u dëmtua në miqësoren kundër Totenhemit dhe akoma nuk dihet se kur do të rikthehet. Përplasja me Foith ishte e ashpër dhe lojtari i Bajernit u detyrua të braktisë ndeshjen.

Gjatë ditës së sotme do të kryhen kontrolle të specializuara për të përcaktuar saktësisht kohën e rikuperimit. Bajerni shpreson që mos ketë asgjë më rëndësi dhe lojtari të rikthehet sa më shpejt nën urdhrat e Kovaç, edhe pse frika më e madhe është që mos ketë dëmtuar ligamentin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *