Zyrtare | Juventus arkëton miliona, Ken prezantohet në Angli

E ardhmja e Moise Ken është vulosur tashmë. Pas negociatave që zgjatën më shumë se një muaj, sulmuesi është zyrtarizuar si blerja më e fundit e anglezëve të Everton.

Shitja e 19-vjeçarit do të sjellë të paktën 30 milionë euro në arkat e klubit torinez. Tek Everton Ken do konkurrojë për një vend në formacion me anglezin Kalter-Levin dhe turkun Cenk Tosun, konkurrentë të një niveli më të ulët në krahasim me emrat e shumtë të sulmit të Juventusit.

Në kontratën e dakordsuar mes palëve nuk ka një klauzolë riblerjeje nga ana e Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *