Zidan ja ka vënë vizën dhe Bejl do të largohet nga Reali. Klubet që interesohen për të nuk janë të shumtë, duke parë kërkesat e larta financiare të sulmuesit dhe klubit spanjoll. Mund të themi se të gjithë gjigantët evropianë janë dorëzuar dhe e vetmja mundësi e uellsianit është të pranojë milionat kinezë.
“As” raporton se agjenti i tij, Xhonatan Barnet ka rënë dakort mbi termat financiare me klubin e Jiangsu Suning. Aziatikët kanë ofruar kontratë trevjeçare me 22 milionë eurosh për britanikun. Mbetet mbyllja e marrëveshjes me Perez. Raportohet se gjithçka mund të mbyllet brenda kësaj fundjave.