Milot Rashica dhe Maks Kruze ishin dy yjet që shkëlqyen më shumë në ekipin e Verder Bremenit. Nëqoftëse Rashica është i destinuar të qëndrojë në Bremen, gjermani është larguar drejt Fenerbaçes, pas përfundimit të kontratës me klubin e Bundesligës.
Në një intervistë sulmuesi nxjerr prapaskenat e ofertave, që erdhën drejt tij. Ai shprehet se një prej klubeve të interesuar ishte edhe Liverpuli. Megjithatë, ai nuk ka zgjedhur të luajë në “Merseyside” sepse me shumë mundësi do të ishte zgjedhja e tretë. Orixhi dhe Firminjo do qëndronin padyshim më sipër tij.
“Pas përfundimit të kontratës kam marrë shumë oferta dhe një prej tyre ishte edhe nga Liverpuli. Por unë vendosa t’i bashkohem Fenerbaçes sepse besoj se do të jem shumë i lumtur atje. Kam folur me shumë lojtarë gjatë asaj periudhe dhe jam i lumtur për vendimin tim”, deklaroi bomberi.