Majkëll Ngo është ndër futbollistët më aktivë në rrjetet sociale. Sulmuesi anglez ka shpërndarë së fundmi disa foto ku u përgjigjet fansave të tij të shumtë në “Instagram”. Në një prej pyetjeve dikush i shkruan: Hajde te Partizani, te klubi më i madh në Shqipëri.
Ngo nuk ngurron të përgjigjet duke shkruar: Pa dashur të fyej Partizanin, por Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, fakt.
Teksa çështja e së ardhmes së sulmuesit mbetet ende pezull, Ngo vazhdon të japë sinjale për rikthim teksa u përgjigjet në mënyrë të vazhdueshme tifozëve bardheblu që e kontaktojnë në rrjetet sociale.