VIDEO | Golat në Europë një makth për Partizanin, Sukaj goleadori i fundit

Partizani nuk arriti të shënonte në takimin e sotëm ndaj Sherif Tiraspol. Kryeqytetasit kanë qenë vizitorë të përvitshëm të kualifikueseve europiane dhe në tri edicionet e fundit kanë shënuar vetëm një gol.

Duhet të kthehemi pas në 29 qershorin e 2017-ës për të gjetur golin e fundit të të kuqve në arenën e europiane. Një “predhë” tipike nga e majta e Xhevahir Sukajt zhbllokoi rezultatin në “Selman Stërmasi” kundër bullgarëve të Botev Plovdiv.

Që prej atij momenti Partizani ka luajtur shtatë ndeshje të tjera në kualifikueset e garave europiane, ku në asnjë prej tyre s’ka gjetur rrugën e golit, plot 716 minuta “thatësirë” para portës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *