Milani po kryen fazën pregatitore, por vjen një lajm tepër negativ në kampin kuqezi. Teo Hernandez ka dalë nga fusha e lojës pas një problemi në kyçin e këmbës. Akoma nuk ka një lajm zyrtar rreth mungesës së tij, por sipas raportimeve të fundit ai nuk do të jetë i gatshëm deri në fillimin e sezonit në fund të gushtit.
Fillojnë shumë shpejt problemet e dëmtimeve në Milano, ku vitet e fundit kanë qenë armiku kryesor. Teo është një nga blerjet më të mëdha të kuqezinjve këtë verë. Francezi erdhi në “San Siro” nga Reali i Madridit për 20 milionë euro. Përtej gjithë entuziazmit që 21-vjeçari ka treguar, aventura e tij te Milani nis në mënyrën më të keqe të mundshme.