“Nuk ka asnjë shans”, Ngo refuzon klubin e Superiores

Majkëll Ngo e ka mbyllur me Tiranën. Edhe pse pati një akord për rinovimin e kontratës, asgjë nuk u konkretizua dhe tashmë sulmuesi duhet të mendojë për një tjetër destinacion për të ardhmen e tij.

Shtatlarti në llogarinë e tij në Instagram nuk i ka kursyer drejtuesit e bardhebluve, ndërkohë që së fundmi ka publikuar edhe disa mesazhe që tifozët i kanë dërguar.

Më së shumti janë ata të Tiranës ata që i shkruajnë, por ka edhe të ekipeve të tjera. Ngo ka zbuluar një prej tyre, dërguar nga një fans i Laçit që i kërkon të bashkohet me kurbinasit.

Anglezi tregohet i qartë, teksa i shkruan: “Nuk ka shans”. Sezonin e shkuar Ngo u përfshi në një sherr me drejtuesit e Laçit dhe normalisht që edhe nga bardhezinjtë nuk është se ka interes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online