Premier Liga është një kampionat që gjeneron të ardhura pafund dhe i jep mundësi çdo klubi të blejë lojtarë cilësorë. Ulvërhempton janë një nga ekipet më aktivë në merkato. Siç raporton “Sky Sport”, “Ujqërit” janë në kërkim të Sami Kediras dhe Moise Ken.
Mesfushori gjerman është e sigurt se do largohet. Mesfusha tashmë është mbipopulluar me yje dhe për të nuk ka vend në formacionin e Sarrit. Juventusi e ka nxjerrë në shitje dhe Horge Mendesh do të bëjë maksimumin për të sjellë gjermanin në “Molineux Stadium”.
Moise Kan ka shpërthyer në gjysmën e dytë të sezonit me bardhezinjtë dhe këta të funsit nuk duan të ndalojnë hovin e 19-vjeçarit. “Zonja” ka në plan ta huazojë ose ta shesë me të drejtën e riblerjes me një çmim të fiksuar. Ulvs do të ishte destinacioni perfekt për yllin italian, do luante rregullisht dhe do provonte veten në Premier Ligë.