Andre Silva nuk ka të ardhme te Milani. Edhe pse erdhi me shumë bujë nga skuadra e Portos, ku u shpall golashënues i Liga NOS, portugezi nuk ia ka dalë që të ambientohet te Milani dhe të sigurojë një vend titullari. Për më tepër, sezonin e shkuar u huazua te skuadra e Seviljës, çka hodhi sinjalet e para që drejtuesit e “Djallit” nuk e kanë në plane.
Mediat italiane raportojnë prej javësh se Silva është nxjerrë në shitje dhe ofertat për të nuk kanë munguar. Fillimisht, ishin anglezët e Ulvërhempton që kërkuan shërbimet e tij, por nuk u gjet akordi me drejtuesit e Milanit për çmimin e lojtarit.
Tashmë, ka dalë në skenë një skuadër e re. Bëhet fjalë për Monakon, ekip tek i cili portugezët janë të mirëpritur. Trajneri Zhardin, portugez, e do me çdo kusht Silvën në skuadër dhe i ka kërkuar klubit të paguajnë. Gjithashtu, klubi i Principatës afroi dhe Gelson Martins nga Atletiko këtë merkato, një tjetër portugez.