Tirana është skuadra më aktive shqiptare në këtë merkato. Bardheblutë janë përforcuar ndjeshëm këtë dritare transferimi dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Sot, menjëherë pas miqësores kundër Renovës, është zyrtarizuar mbrojtësi Tefik Osmani.
Gjatë ditës së djeshme, ishte klubi i Teutës që njoftoi shkëputjen e bashkëpunimin me mbrojtësin, ndërsa pak çaste më parë, është prezantuar si lojtar i Tiranës. Gjithashtu, Osmani ka luajtur dhe në takimin përballë Renovës, një pjesë loje.