Ishin në radhë për të, mbrojtësi italian i lë “thatë” të gjithë

Arsenal, Sevija e Roma ishin vënë të gjithë pas Armando Izo. Mbrojtësi i Torinos në Serinë A është paraqitur shumë mirë me klubin dhe ka fituar edhe ftesë në kombëtaren italiane. Ai erdhi verën e kaluar për 8 milionë nga Xhenoa dhe që atëherë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Vlera e tij tani llogaritet rreth 30 milionë euro.

Ofertat e shumta drejt tij kanë bërë që 27-vjeçarit t’i zgjatet kontrata dhe të rritet ndjeshëm paga. Ditën e sotme Izo ka firmosur marrëveshjen e re. Ai do vazhdojë të veshë fanellën e Torinos për pesë vitet e ardhshme, deri në 2024-ën. Sezonin e kaluar ai shënoi 4 gola dhe dhuroi një asist në 39 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *