Artan Mergjyshi po ideon Apoloninë e sezonit të ri dhe njohjet e vjetra janë pjesë e projektit të tij. Së fundmi ai u ka kërkuar drejtuesve të bindin mesfushorin Erisildo Smaçi dhe i riu ka nënshkruar dhe do të jetë pjesë e fierakëve sezonin e shkuar.
Mergjyshi e ka pasur futbollistin në fjalë nën urdhrat e tij kur ishte pjesë e Laçit sezonin e shkuar. Smaçi, i cili ka qenë pjesë e moshave të Partizanit dhe Brians, sezonin e fundit ka qenë i pafat. Ai vjen nga një dëmtim që e la jashtë për një kohë të gjatë, pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në ligament.
Me kurbinasit Smaçi luajti vjet 11 ndeshje si zëvendësues, ndërkohë që më parë ka qenë i huazuar te skuadra e Shënkollit. Aty ai u aktivizua rregullisht në 14 takime dhe shënoi një gol në gjysmën e dytë të sezonit 2017-18. Në Fier 21-vjeçari pret të ketë hapësira dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm.