Inter nuk e do, mesfushori tenton rikthimin e madh

Borja Valero e ka humbur rolin e protagonistit te Interi. Konte nuk e sheh aspak spanjollin në planet e sezonit të ri. Valero nga ana e tij mendon të qëndrojë akoma në majën e futbollit dhe dëshiron të jetë vendimtar në një klub tjetër.

Sipas medieve italiane, Vinçenso Montela ka kërkuar rikthimin e veteranit te Fiorentina, atje ku më parë ka kaluar pesë vite, përpara se të zbarkonte në “San Siro”. Drejtuesit e klubit viol shohin se mesfushori mund të japë akoma në Serie A.

Inter nuk dëshiron ta largojë 34-vjeçarin pa fituar asgjë. Kjo është edhe “nyja”, që ka bërë të ngecë operacioni. Zikaltrit kërkojnë 4-5 milionë euro për ta lënë të lirë. Valero nga ana e tij po negocion me Fiorentinën për ta bindur që të nisë një ofertë drejt Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *