Nejmar zemëroi shumë tifozë të PSG-së për shkak të një deklarate, ku braziliani tha se ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij ishte fitorja 6 – 1 e Barcelonës ndaj PSG-së, rezultati ky që përmbysi fitoren 4 – 0 të parisienëve në takimin e parë.
Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë babai i futbollistit, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij që në ditët e para të karrierës.
“Mendoj se është dashakeqësi nga ana e mediave që ajo deklaratë të merret si provokim nga ana e djalit tim. Të kujtosh një ndër ndeshjet më të rëndësishme të karrierës tënde nuk mund të quhet mungesë respekti”.
“Djali nuk fyeu askënd nga lojtarët e PSG-së ose vetë klubin. Ishte thjesht një përgjigje e sinqertë e një pyetje që iu bë, përse duhet të fryhen gjërat në këtë lloj mënyre”, tha Nejmar Senior.