Teodor Vaso dhe Dhimitër Xhambazi, dy nga figurat e njohura të klubit të Skënderbeut kanë komentuar vendimin e CAS për të mbajtur në fuqi pezullimin 10-vjeçar nga kompeticionet e organizuara nga UEFA. Të dy ish-futbollistët shprehën se dënimi nuk dëmtonte vetëm qytetin e Korçës për të gjithë Shqipërinë.
Në intervistën e dhënë për “RTSH Sport”, Vaso tha:“Ishte një vendim skandaloz dhe shokues që i bën keq jo vetëm futbollit shqiptar, por edhe vetë politikave të UEFA-s, pasi ka qenë në interesin e tyre të ketë ekipeve të vogla që arrijnë suksese të tilla në futboll”.
Ndërkohë Xhambazi e konsideroi një dënim fatal për klubin ku ka kontribuar për vite me radhë: “Mendoj që ky dënim është në radhë të parë për qytetin e Korçës. Ky qytet po krenohej me futbollin gjatë viteve të fundit. Skënderbeu ka qenë një skuadër me vlera që ka prodhuar shumë lojtarë. Është një dënim fatal për qytetin, por jo edhe për të gjithë Shqipërinë”.