Sevilja ka arritur të transferojë mesfushorin brazilian, Fernando, për 4.5 milionë euro nga skuadra turke e Gallatasajt. Ish-mesfushori i Mançester Sitit është një lojtar me shumë eksperiencë dhe pritet të përforcojë shumë mesfushën e andaluzianëve.
Ky transferim është bërë i mundur nga Monçi, pasi ish-drejtori i Romës mësohet të ketë qenë çelësi për këtë lëvizje. Në Turqi, Fernando aktivizohej prej dy sezonesh, fitoi kampionatin dy herë dhe shënoi katër gola.
Ndërsa në Premier League, Fernando ishte pjesë e Mançester Sitit për katër sezone (2014-2018). 31-vjeçari do të vazhdojë aventurën e tij në La Liga dhe do të jetë një armë e shtuar për Seviljën.