Ianis Haxhi zgjedh Belgjikën, i ati përfiton 10 milionë euro

E ardhmja e talentit Ianis Haxhi do të jetë në Belgjikë. Djali i legjendës rumune Giorge Haxhi do të firmosë një kontratë për 4 vite e gjysmë me Genk, skuadër kjo që këtë vit fitoi titullin kampion në Belgjikë.

Transferimi kap shifrën e 10 milionë eurove, çka e bën 20-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e kampionatit belg. Paga vjetore e mesfushorit me tipare sulmuese është diku te 800 mijë euro sipas medies rumune “telekom”.

Interesi për Haxhin u shtua shumë pas paraqitjeve të mira në Europianin e 21-vjeçarëve. Spanjollët e Sevijës kishin arritur një akord paraprak, por marrëveshja nuk u respektua pasi oferta e klubit belg ishte më e lartë.

Giorge Haxhi me të birin

10 milionë eurot do t’i shkojnë Vitorul Konstantias, klub që është në pronësi të babait të tij, që është njëkohësisht trajneri dhe drejtori ekzekutiv i skuadrës, pra paratë do mbeten brenda familjes Haxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *