Drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhiç, ka diskutuar mbi planet e merkatos së ekipit bavarez në në intervistë për “SportBild”. Drejtuesi boshnjak ka konfirmuar se interesi i Bajernit për talentin anglez Kalum Hadson-Odoi mbetet i njëjtë.
Gjatë merkatos së janarit Bajerni u fut në negociata me Çelsin për kartonin e sulmuesit. Salihamixhiç e ka shprehur në shumë raste simpatinë që ka për 18-vjeçarin. Megjithatë, Çelsi ka bërë rezistencë duke refuzuar ofertat e njëpasnjëshme të Bajernit.
Kontrata e Odoit me londinezët mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, pra ekziston dhe mundësia që i riu anglez t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë me kosto 0. Megjithatë, Çelti po përpiqet t’i mbushë mendjen lojtarit për t’i rinovuar, por deri më tani futbollisti anglez nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.