Opsion “low cost”, Arsenal dhe Junajtid kërkojnë “ish”-in e Juventus

Mario Lemina është objektiv i Mançester Junajtid dhe Arsenal. Mesfushori aktivizohet me Sauthempton, ku erdhi në vitin 2017 nga Juventusi nëpërmjet një operacioni prej 17 milionë eurosh. Në Angli ai është përshtatur mjaft mirë, por dëmtimet janë armiku më i madh.
Me Sauthempton ai ka pasur disa momente mjaft të mira, por kanë qenë problemet fizike, që e kanë ndaluar hovin e tij. Mançester Junajtid dhe Arsenal janë në kërkim të shërbimeve të afrikanit. Djajve të kuq u iku nga duart Juri Tielemans dhe tani duket se do hidhen në sulm për të marrë mesfushorin nga Gaboni.

Edhe Arsenal është në kërkim të tij. Topçinjtë kanë zhvilluar kontaktet e para rreth mundësisë së afrimit të ish-juventinit. Sipas medieve angleze, gjithashtu Atalanta dhe Leister kanë treguar interes më parë për të. Duhet të themi se italianët janë skuadra e vetme që i jep mundësinë Leminës të shijojë emocionet e Champions League.

Trajneri i Sauthempton, Ralf Hazenhutl nuk e ka në planet e tij dhe e ka lënë jashtë ekipit për fazën pregatitore. Ndërkohë, mesfushori në një intervistë është shprehur qartë se ka biseduar me klubin dhe këta të fundit i kanë dhënë mundësinë të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *