Inter duket më aktiv se kurrë gjatë viteve të fundit në merkato. Pas ardhjes së Sensit, Lazaros dhe Godin, është radha e një supertalenti për të zbarkuar në “San Siro”. Niko Barela shumë shpejt do të jetë lojtari më i ri i Interit.
22-vjeçari ka vetëm klubin zikaltër në preferencat e tij dhe kjo gjë e bën këtë operacion më të lehtë. E vetmja çështje për t’u diskutuar është marrëveshja me Kaljarin, mbi çmimin dhe mënyrën e pagesës. Barela pritet t’i kushtojë Interit 45 milionë euro.
Ndërkohë, mediet italiane raportojnë se Kaljari ka pranuar të negociojë mbi mënyrën e pagesës, duke parë se dëshira e lojtarit është vetëm klubi zikaltër. Tashmë është gati e sigurt se Barela do shkojë në Milano, me Interin që do ketë në skuadër një prej talenteve më të mëdha të kësaj gjenerate në Itali.